Arrestohet për veprime terroriste ish-komandoja

16:58 | 15/04/2019

Ish-komandoja i forcave të armatosura Erzen Uka është arrestuar nga Atiterrori pasi dyshohet se bënte propaganda dhe stërvitje për qëllime terroriste. Uka kishte qenë me shërbime në Irak dhe Afganistan. Në proflitin e tij në facebook publikonte video duke stërvitur fëmije të mitur për t’i bërë ushtarë të ISIS.

Ish-komandoja Erzen Uka është arrestaur nga specialistët e Antiterrorit, pasi dyshohet se bënte propagandë dhe stërvitje për qëllime terroriste. 29 vjeçari nga fshati Gjorm i Krujës ka qenë ushtarak me misione në Irak dhe Afganistan. Pasi është larguar nga puna, Uka u hetua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda  përgjatë dy viteve pasi ai, kishte shfaqur pritje ekstremiste. Në profilin e tij në facebook Erzen Uka ka shpërndarë një video,  e cila demonstron se si duhet të reagosh ndaj një sulmi të armatosur.  Në pamjet e një tjetër videoje  shfaqen dy  fëmijë i mitur që po bëjnë ushtrime në shtëpi, dyshohet se të miturit janë fëmijet e tij  dhe se babi po i stërvit ata me qellim për t’i dërguar ushtarë të ISIS. Një tjetër video e publikuar prej  tij jep mesazhin “Myslimani është ushtar i Allahut dhe si i tillë duhet të përgatitet”. Ish komandoja Uka është person më precedent të mëparshëm penale pasi është denoncuar nga bashkëshortja për dhunë në familje, Erzen UKa nuk ka lejuar që dy djemtë e tij t’i mbante e ëma edhe pse gjykata kishte urdhëruar dhënien e kujdestarisë të ëmës. Ish-komando nuk ka ekzektutar urdhrin e gjykatës dhe për këtë gjë ka nisur edhe një hetim ndaj tij,  për pengim të vendimit të Gjykatës. Uka  ka bërë publike në Facebook edhe flamujt e ISIS në vijim të përpjekjeve të tij për të bërë propagandë për organizatën terroriste. Erzen Uka akuzohet për “Stërvitje për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono