Arrestohet i shumëkërkuari në Elbasan

10:54 | 03/07/2019

Një 50-vjeçar është arrestuar në qytetin e Elbasanit pasi akuzohet nga Gjykata e Bergamos në Itali për ‘vrasje me paramendim’ të kryer 21 vite më parë.

I arrestuari është Sokol Taçe ose (V.D) banues në Elbasan. Operacioni për ndalimin e 50-vjeçarit ka qenë i mirë organizuar për shkak të rrezikshmërisë së lartë ku u angazhuan, Policia Kriminale dhe Interpol Tirana.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar dhe profesionale, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohëshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

S. T., (alias V.D.,) 50 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Bergamos në Itali, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Rrethanat e ngjarjes:

Më datë 10.10.1998, në Osio Sotto/Beragamo, shtetasi S. T., (alias V. D.), në bashkëpunim me shtetasin P. D., kanë qëlluar me armë zjarri automatikë në drejtim të shtetasve F. K. dhe A. K., të cilët kanë humbur jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme”, shkruhet në komunikatën e policisë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono