Arrestohet i riu shqiptar në Itali, kishte në kamion 155 kg drogë

12:02 | 22/01/2019

Është arrestuar në Kozenca të Italisë, 32 vjeçari shqiptar me inicialet G.M të cilit agjentët e policisë i kanë sekuestruar në kamionin e tij 155 kilogramë marijuanë. Droga u zbulua në dyshemenë e dyfishtë të kamionit, e paketuar në 15 pako. Droga e llojit marijuanë është vlerësuar 1 milion euro. 32 vjeçari i cili aktualisht ndodhet në burg, rrezikon të dënohet nga gjashtë deri në 20 vjet  si dhe me një gjobë deri në 260 mijë euro, me akuzën e prodhimit, trafikimit dhe mbajtjes të paligjshme të substancave narkotike. Përvec drogës agjentët e policisë kanë sekuestruar 500 euro si dhe tre telefona celularë. /abcnews.al


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono