I gjendet kokainë në makinë, pranga 24-vjeçarit që lëviste pa patentë

09:32 | 17/11/201909:320

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Lushnje, pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje qarkullimi.

Po ashtu gjatë kontrollit në mjet, policia i ka gjetur të riut 2 doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Njoftimi i policisë:

*Drejton automjetin i pa pajisur me leje drejtimi, si edhe gjatë kontrollit i gjendet lëndë narkotike Kokainë, arrestohet në flagrancë nga policia rrugore.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-V.D., 24 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Toyota” i pa pajisur me leje drejtimi, si dhe gjatë kontrollit në mjet i janë gjetur 2 doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono