Arrestohen 50 persona, mes tyre zyrtarë edhe ish-punonjës policie

09:28 | 22/10/2018

Gjatë operacionit në shkallë të gjerë të zhvilluar ditën e djeshme janë arrestuar dhe ndaluar 50 persona. Sipas burimeve të “ABC News”, personat e arrestuar dyshohen për trafik ndërkombëtar droge dhe si pjesë e grupeve kriminale.

Mes personave të arrestuar dhe të ndaluar ka zyrtarë, ish-zyrtarë, si edhe ish-punonjës policie. Policia e Shtetit pritet të japë deklaratë për mediat lidhur me operacionin në shkallë të gjerë të zhvilluar një ditë më parë.

Sipas burimeve të “ABC News”, operacioni u zhvillua në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.

Burimet për ABC News bëjnë të ditur se pritet të ketë edhe arrestime të tjera, pasi operacioni është ende në zhvillim. /abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono