Arrestimi i kupolës së PD-së, gjykata liron 3 prej tyre

19:14 | 16/06/2019

Gjykata e Elbasanit ka mbajtur në qeli nën masën e sigurisë burg pa afat krerët lokalë të PD-së së Librazhdit dhe Përrenjasit, të vënë në pranga sëbashku me pesë përfaqësues të tjerë lokalë të demokratëve. Arrestimi i 7 demokratëve u bë pas bllokimit të rrugës ku po kalonte kryeministri Rama dhe eskorta e tij.

Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë së arrestit me burg për 7 të arrestuarit që protestuan kundër Ramës në Librazhd. Për Bujar Vreton, kryetar i PD-së së Librazhdit; Arjan Karriqin, kryetar i PD-së së Prrenjasit dhe dy aktivistë të tjerë u dha masa e sigurisë së arrestit me burg.

Ndërsa për ish deputetin Aurel Bylykbashin dhe dy sekretarë të PD-së u dha masa e sigurisë detyrim paraqitje. Mbështetës të Partisë Demokratike janë grumbulluar para kësaj Gjykate dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të dënuarve. Mes protestuesve kanë qenë edhe ish deputetët e PD-së Edmond Spaho, Luçiano Boçi dhe Endri Hasa.

Ish-deputeti Spaho u shpreh se ky ishte një gjyq farsë sipas porosive të marra nga Edi Rama. Por sipas tij protestat do ndizen në gjithë Shqipërinë. Të dënuarit do konsiderohen si të burgosur politike. Për demokratët në bankën e të akuzuarve duhej të ishte vetë kryeministri Rama, i cili sipas tyre, po shkel Kodin Zgjedhor./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono