EMRAT/ Nisin arrestimet në Tiranë, 27 ish-zyrtarë, ndërtues e arkitektë bien në pranga

19:01 | 14/01/202019:010

Abcnews.al ka zbardhur emrat e ish-zyrtarëve vendorë, arkitektëve dhe ndërtuesve të arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe Vorë.  Prokurorët e Tiranës, Erjon Imeraj dhe Alket Mersini kanë prerë flete-arrestet ndërsa kanë nisur arrestimet nga policia, ku mes tyre janë Fatbardh Plaku ish-kryetar i komunës Farke dhe Besnik Fuçia ish-kryetar i komunës Kashar.

Hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit sollën arrestimin e mbi 27 personave. Burimet thanë se janë evidentuar shkelje që klasifikohen si shpërdorim detyre sipas nenit 248 i Kodit Penal. Për këtë vepër penale kanë përfunduar në burg, drejtues teknik, inxhinierë, deri tek ish-kryetar i komunës Farke, Fatbardh Plaku, ish-kreu i komunës Kashar Besnik Fuçia, Faik Fejzo etj.

Hetimet nisen pas termetit të 26 nentorit 2019 ku shumë objekte në Tiranë dhe Vorë u dëmtuan rëndë. Dëmtimet e evidentuara në banesa i kanë bërë ato të pabanueshme, ku dhjetera qytetare kane mbetur pa banese. Cilësia jo e duhur në ndertim, mungesa e kontrollit gjatë kolaudimit të objekteve, ndërhyrjet e padrejta në strukturë, janë disa nga shkeljet e konstatura në ish-Komunën e Farkës, Kasharit, Bashkinë e Vorës dhe lagjet e Tiranës Kombinat, Liqeni i Thatë, etj.

Theksojmë se në total janë prerë nga prokuroria 38 urdhër-arreste, ndërsa gazetari i Abc News, And Qosja ka siguruar emrat e 27 personave që janë arrestuar deri më tani. Ata po mbahen në Drejtorinë e Policisë së Tiranes, ndërsa po punohet për kapjen e personave të tjerë. /abcnews.al

Emrat e personave të arrestuar:

1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
4. Stela Maze, arkitekte
5. Anila Harxhi, arkitekte
6. Merita Kushi
7. Bukurije Halili
8. Ali Dyrmishi
9. Vjollca Hoxholli
10. Gerti Çalliku
11. Jani Ikonomi
12. Qirjako Gjergo
13. Sherbet Shehi
14. Naim Shehi
15. Ermir Çina
16. Adhurim Qehajaj
17. Gëzim Shkalla
18. Pëllumb Fortuzi
19. Xhevahir Doda
20. Reis Muça
21. Hekri Disha
22. Agim Eski
23. Faik Fejzo

24. Zhaneta Tagani
25. Muhamed Felahi
26. Ndoc Pepkola
27. Hekri Disho

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono