Arrest me burg për tre protestues të 13 Prillit

12:55 | 16/04/201912:550

Gjykata ka lënë në burg 3 nga 37 protestuesit e arrestuar për akte të dhunshme dhe kundërshtim të policisë,  gjatë protestës së  opozitës më 13 Prill. Gjyqtarja Armela Hasantari vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Armando Gjecaj ,Edmond Bushi dhe Dainel Gjata, ndërsa Gëzim Almeta dhe Shemsi Kaloshi caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i quajti arrestimet si politike.

Do të qëndrojnë në qeli vetëm 3 nga 37 protestuesit e arrestuar për aktet e dhunës ndaj policisë dhe pronës publike në protestën e opozitës në 13 Prill. Gjykata e Tiranës e përfaqësuar nga gjyqtarja Armela Hasantari vendosi këtë të martë masën e sigurisë “arrest në burg” për Armando Gjecaj ,Edmond Bushi dhe Dainel Gjata. Për dy protestues të tjerë, Gëzim Almeta dhe Shemsi Kaloshi, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ndërsa 32 të arrestuar të tjerë u liruan nga qelia me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Pas vendimit të gjykatës e ëma e Edmond Bushit, nga tronditja që i biri mbeti në burg u dërgua në spital me ambulancë.

Para Gjykatës Penale të Tiranës gjatë mbajtjes së seancës kanë qëndruar ish-deputetë e përfaqësues të tjerë të PD-së, në mbështetje të protestuesve të arrestuar. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i quajti arrestimet me ndikim politik.

Prokurorët  Etien Kapo dhe Artan Lulo i kishin kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg “ për 16 nga protestuesit e ndaluar, ndërsa për 21 të tjerë kishin kërkuar lirimin e tyre me masën e sigurisë “detyrim paraqitje. Prokuroria  mbështeti akuzat në veprimet proceduriale që janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raporte shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono