Aron Ramsey: E pranove me kënaqësi ofertën e Juves

23:30 | 15/07/201923:300

Aron Ramsey prezantohet si futbollisti më i ri i skuadrës se Juventusit. Uellsiani është optimist por aventurën italiane dhe shpreson të luajë sa më afër portës.

Juventus dominon prej tetë vitesh futbollin Italian dhe vazhdon të nënshkruajë me futbollistët më të mirë në qarkullim për të bërë realitet ëndrrën e madhe fitimin e Champions League. Prezantimi i fundit në shtëpinë bardh e zi është Aron Ramsey i cili ka dhënë sinjale të qarta trajnerit Mauricio Sarri.  Në konferencën për shtyp ish-futbollisti i Arsenal ka folur rreth aventurës së re, pozicionit që dëshiron në fushë dhe dëmtimet e shpeshta që e kanë shoqëruar gjatë aventurës me topçinjtë e Londrës.

“Ka qenë një ëndërr për mu atë luaj me Juventusin pasi është një nga skuadrat më të mira në histori. Kjo është edhe një sfidë për mua. Këtu është edhe një kulturë tjetër dhe lloj tjetër futbolli. E di që do jetë sfidues dhe e vështirë, kuadra më ka pritur mjaft mirë, kam folur edhe me Sarrin disa herë. Është lloji i trajnerit me të cilin mund të flasësh për çdo gjë. Me zor po pres të jap ndihmën time për të arritur objektivat që i kemi vënë vetes. am pasur një dëmtim, por po bëj progres në riaftësim. Po punoj fort që të jem gati sa më shpejt. Nuk është larg dita kur do jem gati të bëj një seancë të plotë stërvitore. Nuk e di nëse do jem gati për turneun e ekipit, do e vendosim në ditët në vijim. Por, kam besim duke parë gjendjen që po kaloj. Sigurisht që më pëlqen të fitojmë, kur edhe ekipi bën lojë të bukur, por ka edhe mënyra të tjera për të fituar. Dua të fitoj, dhe ndonjëherë arrihet loja e bukur, ndonjëherë jo. Qëllimi duhet të jetë që në fund të fitojmë. Unë jam një lojtar që dëshiroj të jem në qendër të lojës. Të shënoj apo të jap një asist, për mua është njësoj, e rëndësishme është që në fund skuadra të shënojë. Më pëlqen të jem afër zonës, mund edhe të mbroj mjaft mirë, por më mirë të jem afër portës. Do flas me Sarrin për të kuptuar rolin tim dhe kontributin që do jap në ekip”.

Në repartin e mesit të fushës ka një konkurrencë të madhe dhe kjo është sfida e parë që do të përballet Ramsey. Shanset janë të mëdha qe uellsiani të luaj si titullar pasi i përshtatet filozofisë së lojës së teknikut Sarri./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono