Armëpushimi në Siri mbetet pezull, pritet takimi Erdogan-Putin

11:09 | 22/10/201911:090

Presidenti i Turqisë Erdoan dhe lideri i Kremlinit Vladimir Putin do të takohen për të diskutuar rreth situatës aktuale në Siri. Ndërkohë Erdoan u ka dhënë kohë deri pasditen e të martës kurdëve për tu tërhequr nga verilindja e Sirisë. Kurse armëpushimi skadon në 22 të ditës së sotme.

Civilët kurdo sirianë kanë hehdru patate dhe fruta të prishura kundër disa prej automjeteve ushtarake amerikane që po tërhiqeshin drejt Irakut. Në të njëjtën kohë rreth 50 automjete të militantëve të ushtrisë së lirë siriane, aleate të Turqisë, mbërrinte në qytetin e Ras al Ain, pas tërheqjes së militantëve kurdë. Ndërkohë armëpushimi skadon të martën në orën 22.00.

Ankara parashikon se në fund të kësasj faze të parëm do të marrë kontrollin e një zone prej 120 kilometrash. Në një moment të dytë Ankara do të shtrijë kontrollin e saj në një zonë prej 444 kilometrash.

Fati i armëpushimit varet dhe nga takimi mes presidentit turk Erdoan dhe liderittë Kremlinit Vladimir Putin të cilët do të diskutojnë për linhat e kuqe, bashkëpunimin me forcat e Asaddhe me policinë ushtarake ruse të pranishme në terren.

Erdoan paralajmëron kurdët se nëse tërheqja nga zona kufitare nuk do të ndodhë deri pasditen e të martës, atëherë sulmet do të rifillojnë. Presidenti rus Putin nga ana e tij do të duhet të bëjë ndërmjetësuesin në përpjekje për të arritur një kompromis mes Turqisë, Shteteve të bashkuara të AMerikës, presidentit sirian Al Asad dhe kurdëve.

Për Kremlinin është e rëndësishme që të gjitjha territoret aktualisht nën kontrollin turk në very, të kalojnë në duart e Damaskut, sidomos autostrada M4, e cils shtrihet rreth 30 kilometra në jug të kufirit me Turqinë. Kjo është rrugë lidhëse shumë e rëndësishme mes veriut dhe lindjes në Siri por dhe për pjesën tjetër të vendit. Rruga kalon nga kufiri me Irakun nëpër qytetin e Manbij, për  të mbërritur në Latakia ku ndodhet një nga dy bazat ushtarake ruse

Në tryezën e bisedimeve do të jetë dhe Irani i cili e konsideron të papranueshëm cdo veprim të Turqisë për të vendosur baza ushtarake në Siri./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono