Arkivi i Shtetit feston 70-vjetorin

16:30 | 07/06/201916:300

Drejtori i Arkivit të Shtetit Ardit Bido prezantoi dy projektet e rëndësishme në 70-vjetorin e institucionit. Godinën e re të vendruajtjes dhe muzeun arkivor.

Arkivi i Shtetit festoi 70-vjetorin mes mirënjohjes për çdo punonjës dhe kontribues ndër vite të prezantuar përmes një ekspozite fotografike në oborrin e arkivit.

Drejtori Ardit Bido në këtë jubile prezantoi dy projekte të mëdha, të këtij inarstitucioni, godinën  e re të vendruajtjes me kushte bashkëkohore, e cila po ndërtohet në Shkozë, por ai nuk dha afate kohore se kur do jetë gati.

Projekti tjetër i rëndësishëm i prezantuar për të pranishmit në ceremoni ishte muzeu i Arkivit  me qëllim që dokumentet dhe objektet e rëndësisë së veçantë të jenë të vizitueshme për vizitorët vendas dhe të huaj sipas Bidos.

Përgjatë një jave vizitorët patën mundësi të shihnin nga afër Kodikët e Beratit dhe fermanët që përbëjnë trashëgiminë më të vyer Kulturore Kombëtare dhe që shfaqen rrallë herë në publik. Si dhe njohjen nga afër me proceset e punës së restaurimit apo vendruajtjes të dokumenteve arkivore./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono