Arian Çani: Shqiptarët nuk do të bëjnë përplasje civile për votën e lirë

21:19 | 11/06/2019

Moderatori Arian Çani ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Provokacija”, ku sëbashku me Mustafa Nanon diskutuan rreth situatës aktuale në Shqipëri. Ndër të tjera, dy gazetarët prekën edhe frikën për një përplasje civile që mund të ndodhë për shkak të krizës politike. Mirëpo sipas Arian Çanit, shqiptarët nuk do bëjnë ndonjëherë përplasje civile për votën e lirë.

Arian Çani: Ti mendon që jeton mes banorëve të cilët janë kaq të ndjeshëm dhe kaq koshientë për votën e blerë sa të ngrihen dhe të venë jetën e tyre në rrezik? Ti mendon se jeton me banorë të tillë? Kam përshtypjen se ke një imazh pak më të bukur seç duhet për banorët që të rrethojnë Muçi. Nuk mendoj se janë kaq njerëz të rafinuar. Janë më bazikë shqiptarët. Domethënë nuk mendoj se do ngrihen ndonjëherë të bëjnë revolucion apo të bëjnë përplasje civile për votën e lirë. Është luks i madh apo jo?

Mustafa Nano: Këta që dalin votën e lirë e kanë sebep. Unë e di që ata me votën e lirë s’kanë lidhje. As nuk e duan të lirë sepse kur kanë qenë në pushtet vidhnin vota.

Arian Çani: Unë nuk doja të thosha këtë. Unë doja të thosha që ndërgjegjja shoqërore nuk ka arritur dhe ndoshta nuk do të arrijë kurrë që të shkojë në revolucion, të shkojë në një kryengritje apo protestë madhështore për të vënë në jetë apo për të rikthyer në Shqipëri njëherë e mirë votën e lirë. Është budallallëk që të marrësh anë në këtë moment. E di kur do merrja anë unë Muçi, sikur populli të ngrihej pa i vënë datë. Në momentin që Basha lë takim, për mua nuk është populli. Populli nuk ka nevojë për Lul Bashën. Fakti që kjo nuk funksionon atëherë kemi të bëjmë me dy grupe, janë njerëz që duan t’i japin sens jetës së tyre./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono