“Argjinatura” në Tiranë, 3 vetë në pranga dhe 1 në kërkim

10:36 | 12/10/2018

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pas një operacioni antidrogë të koduar “Argjinatura”.

Të arrestuarit janë Shaqir Jeminaj, 23 vjeç, Hektor Krrashi, 18 vjeç dhe Bashkim Hysa, 42 vjeç. Në kërkim u shpall E. M., 32 vjeç.

“Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se merreshin me aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike”, njoftojnë policia.

Sipas uniformave blu,ata u konstatuan në rrugën “Berisha” ku 32-vjeçari i shpallur në kërkim dhe Jeminaj ndodheshin brenda një “Mercedez Benzi” ndërsa Krrashi dhe Hysa jashtë automjetit.

Në momentin që ata kanë vërjetur policët janë munduar të arratisen nga ku u kapën në flagrancë trej prej tyre ndërsa 32-vjeçari u largua me vrap.

Autoritetet sekuestruan 1 kilogramë e 36 gramë kanabis sativa, armë zjarri automatik, 3 krehëra metalik arme zjarri, 442 fishekë arme zjarri Model 56, 129 fishekë arme zjarri Model 54, automjetin Mercedez Benz dhe 3 aparate celulare.

Të gjitha këto ishin fshehur në bagazhin e makinës./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT