Ardian Mema për herë të parë në stol me Tiranën

15:30 | 22/10/2018

Ardian Mema do të ketë sot emocionet e ndeshjes së parë si trajner i Tiranës. Ish-legjenda bardheblu pranon problemet, por kërkon maksimumin nga lojtarët.

Ato pak ditë punë do të shihet tani sesa do të vlejnë. Ardian Mema sonte drejton Tiranën për herë të parë si trajner i saj dhe përballja është vërtet shumë e vështirë, ndaj Flamurtarit në Vlorë. Në konferencën për shtyp, ish-legjenda bardheblu, jep këtë motivim për lojtarët.

“Për shpirt do doja të kisha Partizanin ndeshjen e parë sepse në këtë klub ka qenë karakteri sportiv pjesa më kryesore. Kundërshtarët këta janë në kampionatin shqiptar. Shumë pak lëvizin në nivel, por vetëm përqendrimi është ajo që të bën të fitosh ndeshjet”, tha Mema.

Ka punuar vetëm pak ditë, ka disa dëmtime, pra çfarë pret ai nga kjo ndeshje?

“Sinqerisht do doja ta filloja me fitore. Do ishte shpresa ime. Atë do t’ia lemë fushës”, u shpreh trajneri Mema.

Përtej shqetësimeve për Flamurtarin, Mema ka edhe një problem tjetër që mund t’i prishë punë tani, por edhe më vonë.

“Një gjë që është në dëmin tim dhe të Tiranës është që përditë në media ka dalë formacioni. Kjo më ka detyruar që t’i bëj stërvitjet me dyer të mbyllura pasi sa erdha janë vrarë tre lojtarë dhe kontigjenti nuk është i plotë”, u shpreh ai./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono