Ardian Mema: Nuk kemi mungesa ndaj Skënderbeu

19:05 | 03/05/2019

Trajneri i skuadrës së Tiranës, Ardian Mema është i lumtur me formën e skuadrës dhe shpreson për një rezultat pozitiv ndaj Skënderbeut. Ndër të tjera Mema mendon se mungesa e tifozëve do t’ia vështirësojë punët skuadrës.

Tirana luan në Selman Stermasi ndaj Skënderbeun me objektivin e vetëm fitoren dhe shkëputjen nga Kastrioti. Bardheblutë barazuan javën e kaluar ndaj Luftëtarit dhe trajneri Ardian Mema thekson se pas transfertës në Gjirokastër lojtarët janë paraqitur mjaft mirë dhe janë të gatshëm për duelin kundër jug lindoreve. Sa i përket grupit, Mema tha qe nuk ka asnjë mungese dhe kontingjenti i lojtarëve është i plotë. Tirana do të luajë të shtunën pa tifozë dhe për trajnerin është një problem jo i vogël./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono