Arbitri e bën baltë në Ballsh, Skënderbeu feston ndaj Bylisit

15:26 | 09/11/201915:260

Spektakël në Ballsh, por arbitri Erjon Bastari e bën baltë. Skënderbeu fitoi me rezultatin 2-3, por në fundin e pjesës së parë për ta u akordua një 11-metërsh shumë i dyshimtë, ndërkohë që në të dytën iu mohua një vendasve. E kuptueshme që gabimet e tij përcaktuan edhe fatin e ndeshjes.

Krasniqit që shënoi në të parën, Bylisi iu përgjigj me pesë minuta të çmendura. Murataj dhe Goxha shënuan dy herë, por Bregu dhe Gripshi më pas prishën festën e ballshiotëve, që gjithsesi mbeten në vendin e dytë në klasifikim.

NDESHJA – Bylisi u paraqit mirë në pjesën e parë, duke qenë më kërkues. Guindo në dy raste provoi të shënonte, ndërkohë që kur kishin kaluar 22 minuta Ndecky pengoi në zonë Peposhin dhe arbitri Bastari akordoi penallti. Portieri Hidi, si zakonisht e ekzekutoi dhe e dërgoi jashtë kuadratit. Ballshiotët mundohen të zhbllokojnë ndeshjen, por e pësojnë në fund. Një penallti e dyshimtë, për një ndërhyrje të pretenduar të Peposhit ndaj Bregut, u kthye në gol nga Krasniqi.

E dyta pati sërish protagonist arbitrin Bastari, i cili nuk akordoi një penallti për Bylisin. Prekja me dorë e Gripshit nuk u konsiderua e gabuar. Ballshiotët ia dolën ta përmbysnin rezultatin për momentin, duke çuar dëm gabimet e kryesorit të ndeshjes. Goxha ishte protagonist, duke asistuar në golin e barazimit për kapitenin Murataj, ndërkohë që pesë minuta më pas (79′) ia doli të realizonte me një kthesë të bukur brenda zonës. Festë e madhe në “Adush Muçaj” të qytetit të Ballshit, por që nuk zgjati shumë.

Ndreca pengoi në zonë Bregun dhe vlonjati e ktheu në gol vetë penalltinë, ndërkohë që tre minuta më pas ishte Gripshi ai që realizoi edhe golin e tretë pas një kundërsulmi.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 13
E shtunë, më 9 nëntor 2019, ora 13:00

BYLIS-SKËNDERBEU 2-3
Shënues:
Murataj 74′, Goxha 79′ / Krasniqi 45+2′ (pen.),  Bregu 85′ (pen.). Gripshi 88′

Bylisi: Hidi, Ymeralilaj, Goxha, Janku, Peposhi, Turabov (Celis 53′), Mëllugja, Murataj, Ntephe (Ndreca 46′), Qardaku (Hadroj 61′), Guindo. Trajner: Veljko Dovedan
Skënderbeu: Koliçi, Ndecky, Meksi, Pollozhani, Pëllumbi, Vitija, Elezi (Vangjeli 93′), Taipi, Gripshi, Bregu, Krasniqi (Oto John 68′). Trajner: Ilir Daja.

GJYQTARË: Erjon Bastari, Rejdi Avdo, Gerant Qirici, Andi Koçi
Kartonë të verdhë: Mëllugja 65′ / Pëllumbi 17′, Ndecky 22′, Taipi 29′, Elezi 70′, Bregu 87′, Gripshi 88′, Koliçi 89′

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono