Arbër Çepani: Meshkujt shqiptarë janë shpellarë

18:52 | 22/12/2018

I ftuari i tretë në emisionin “Thumb” ishte sipërmarrësi dhe moderatori i njohur i emisionit të mëngjesit në RTSH “Mirëmëngjes Shqipëri” Arbër Çepani. Ai u ka rrëfyer Fatmës dhe Aulonës edhe për jetën e tij personale,  përveç sipërmarrjes dhe aktiviteteve të ndryshme.

Arbri u shpreh se flirtimi edhe nëqoftëse je i martuar nuk i bën keq askujt sepse të krijon disa ndjenja të veçanta. Por i pyetur nga Aulona nëqoftëse do ta mendonte këtë kur të martohej edhe për gruan e tij Arbri u shpreh kështu:

“Unë kam pasur disa faza xhelozie. Kur erdha nga Italia isha -0 xheloz. Ndërsa kur fillova të njihja vajzat dhe meshkujt në Shqipëri ndryshova. Vajzat këtu kanë një hall shumë të madh nuk di si ja dalin me meshkuj. Meshkujt shqiptarë janë shumë shpellarë në mënyrën se si sillen qoftë ndaj vajzave, por edhe se si bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin. E pas kësaj mendon se kështu mund të flisnin edhe për të dashurën tëndë e fillon të zien diçka, xhelozi. Por nuk ia vlen të mërzitesh për xhelozi”  – ka përfunduar Arbri./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono