Arben Skënderi: Për çfarë shquhet Tirana sot?

18:09 | 26/06/2019

Arben Skënderi i ftuar në studion e Mbrëmje Abc me Mirela Milorin ka bërë të njohur disa pjesë të programit që ka Bindja Demokratike si ofertë për qytetarët e Tiranës.

Arben Skënderi është kandidat i Bindjes Demokratike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 30 qershorit. I pyetur nga gazetarja Mirela Milori se si ndjehet fushata elektorale për zgjedhjet vendore, Skënderi tha se është atipike e trazuar dhe e komplikuar. Bindja Demokratike sipas Skënderit është duke bërë një fushatë të një natyre tjetër, takimi drejtpërdrejtë me njerëzit thotë Skënderi, ka bërë të identifikohen vërtetë problemet e tyre.

Qytetarët janë të neveritur nga gjithë kjo që po ndodh sepse në realitet askush nuk qaset për të parë hallet që kanë qytetarët, apo si qëndron situata e tyre edhe pas 4 vjet qeverisje, nga kryetari aktual i PS”, thotë ai.

Shpesh herë themi nëpër tavolina, si nuk po dalin ca njerëz të tjerë? Si nuk po del një forcë tjetër politike? Do kisha dashur që në këtë fushatë të kishte dalë një grupim i madh i njerëzve të këtij formati sepse është e vetmja mënyrë reale për t’iu kundërvënë qeverisjes, arrogancës dhe kriminalitetin e qeverisjes që kemi sot mbi kokë. Nuk bëhet me asnjë lloj formati tjetër, edhe vende të tjetra e kanë zgjidhur në këto lloj formash, dikush duhet ta hedhë hapin, ne vendosëm ta merrnim ndoshta kundër cdo lloj klime të favorshme në raport me ne.

Në detaje teknike, në Tiranë gangrena më e madhe është menaxhimi i fondeve publike, pra mënyra se si administrohen të ardhurat e qytetit. Nuk ka transparencë dhe nuk ka për të patur me këtë model që kemi. Është shkatërruar motorri bazë i funksionimit të çdo lloj shoqërie dhe Tirana sot nuk prodhon asgjë. Për çfarë shquhet Tirana në Ballkan?

Mirela Milori: Zoti Veliaj thotë turizmi..

“Unë jam marrë dikur me këtë punë, turizmi në Tiranë?! Është vërtetë qesharake. Njerëz që kalojnë 24 orë për të kaluar në jug dhe 24 orë për të ardhur këtej, nuk është ky turizmi. E dini kush është turizmi? Ne në pikat tona të programit për turizmin e kemi ndarë Tiranën në 4 zona. Tirana që është Tirana e traditës dhe historike. Ne kemi menduar që me fonde publike nga Bashkia e Tiranës ky të jetë një sektor prioritar. Bashkia të jetë rregullatori i elementeve që vetrregullohen nëse sistemi ekziston. Nuk do të ketë më hapësira që do të gllabërohen në interes të privatit dhe pa asnjë konsultim publik. Ne kemi marrë angazhimin që do rishikojmë dhe do lobojmë fort edhe për ligjin e pronës publike, pra referendumet lokale. Të gjitha vendimet e mëdhaja për qytetin, qoftë plane rregullues dhe nuk do merremi me konsultime sa për të larë gojën apo sa për ti nxjerrë në televizor. Ka shtete që janë shumë performant në këtë sens dhe ka ardhur koha që edhe ne ta bëjmë këtë sepse klasa jonë politike është komplet e shkëputur nga cfarë shihet në terren. janë me dhjetra biznese që janë mbyllur në këto 4 vjet në tiranë. Eshtë e rëndësishme që ne të stimulojmë biznesin e vogël dhe të mesëm në kryeqytet“, deklaroi kandidati i Bindjes Demokratike./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono