Apeli i qytetarëve të Kamzës: Kryqëzimi është makth, duam mbikalim


15:17 | 09/08/2018

Mungesa e semaforëve dhe vijave të bardha janë të parat që bien në sy në vendin ku një ditë më parë ndodhi një aksident tragjik në Kodër Kamëz me 2 viktima dhe 2 të plagosur. Banorët e zonës kërkojnë ndërtimin e një mbikalimi, për të shmangur aksidentet në rrugë.

Me këtë kaos përballen çdo ditë qytetarët e Kamzës. Automjetet e tonazhit të rëndë, por edhe autoveturat, janë kthyer në një makth të vërtetë për kata banor.

Banore e Kamzës: “Tani nuk e dimë pse e kanë heq, nuk e dimë arsyen. këtu s’ka semafor, këtu s’ka vija të bardha, këtu s’ka siguri, janë 4 kryqëzime, janë 4 rrugë që kalojnë njerëzit në shkollë, çerdhe kopësht, pleq, plaka, hallexhinj. Sado që ishte në trotuar, dje e përplasi makina”.

Për një zgjidhje të përhershme dhe të mos përsëritet aksidenti me dy viktma, qytetarët apelojnë për ndërtimin e një mbikalimi, pasi i frikësohen më të keqes

Banore e Kamzës: “Unë do rri gjysmë ore, të pastrohet rruga të kaloj, se nuk kalohet nuk është faji i shoferëve, se do kalojnë shoferat, është faji se mbikalim jo, semafor jo, viza të bardha jo”.

Fëmijë i Kamzës: “Këtu makinat kalojnë me shpejtësi dhe nuk janë shumë të kujdesshëm”.

“Frika e ruan vreshtin”. Kjo fjalë e urtë popullore është e vlefshme në këtë rast. Tre automjete të Policisë Rrugore janë stacionuar vetëm 1 km larg vendit ku ndodhi aksidenti i së mërkurës.

Kontrolle rutinë kanë nisur nga mesnata dhe vijonë edhe në zona të tjera, si në hyrje ashtu edhe në dalje të kryeqytetit.

Ndërkohë policia rrugore thekson se shkaktarja e aksidentit me dy të vdekur në Kamëz, Rozina Koleci, nuk ka qenë nën efektin e alkoolit dhe të lëndëve narkotike në drejtimin e automjetit të saj, tip Mercedes-Benz. Sipas disa dëshmitarëve, 38-vjeçarja ishte duke përdorur telefonin celular dhe për pasojë ka humbur drejtimin e mjetit. Të vdekur mbetën një vajzë 7 vjeçe dhe një djalë 29-vjeçar. Nga ana tjetër ekspertiza, thekson se, Koleci ishte duke udhëtuar me shpejtësi 67 km/h.

Kjo shpejtësi është e lartë, sidomos në kryqëzime dhe në zona të banuara. Për rastin konktret, lëvizja e automjeteve në lejohet deri në 40 km/h. Gjatë dy ditëve në kryeqytet janë shënuar 3 viktima dhe 4 persona kanë mbetur të plagosur. /abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono