Apeli i Merkel: Europa duhet të jetë e bashkuar përballë Kinës, Rusisë dhe SHBA-së

13:31 | 16/05/2019

Për kancelaren gjermane Angela Merkel, Evropa duhet të jetë e bashkuar përballë Kinës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për mediat gjermane ajo u shpreh se ishte shumë e shqetësuar për Bashkimin Evropian dhe se këto zgjedhje parlamentare evropiane janë shumë të rëndësishme.  

Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar dhe të ripozicionohet për tu përballur me sfidat që I janë hedhur nga tre rivbalët e saj të mëdhenj global: Kina, Rusisa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata është bërë nga kancelarja gjermane Anxhela Merkel në një intervistë për “Sueddeutsche Zeitung” ajo theksoi se nuk ka më asnjë dyshim se Europa ka nevojë të ripozicionohet në një botë të ndryshuar. Merkel shtoi se siguritë antike të rendit që dolën nga Lufta e dytë botërore, aktualisht nuk janë më të aplikueshme.

Kancelarja gjermane u shpreh e bindur se Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i detyrojnë vendet evropiane në mënyrë të vazhdueshme, që të gjejnë qëndrime të përbashkëta. Gjë e cila shpesh është e vështirë për shkak të interesave të ndryshme. Por kjo nuk do të thotë që nuk ndodh, dhe një shembull i mirë është politika e përbashkët për sa i përket konfliktit në Ukrainë.

Ndër të tjera përballja me sfidat që nisin nga ndërhyrjet ruse në zgjedhje, peshës ekonomike të Kinës deri në monopolin amerikan në shërbimet dixhitale, Europa ka nevojë të bëhet më e aftë dhe të krijojë një front të përbashkët.

Sipas Merkel, politikat evropiane në Afrikë tashmë ndjekin një strategji të përbashkët, një gjë e cila pak vjet më parë do të ishte e pakëndueshme. Gjithësesi sipas kancelares gjermane, pushteti politik i Bashkimit Evropian nuk është ende në të njëjtin nivel me forcën ekonomike.

Më tej ajo shton se zgjedhjet parlamentare evropiane janë shumë të rëndësishme dhe se ky proces zgjedhor është i veçantë. “Janë të shumtë ata që janë të shqetësuar për Evropën, edhe unë,” shtoi ajo. Merkel shpjegoi se nga ky shqetësim lind një ndjenjë edhe më e fortë e përgjegjësisë për tu marrë së bashku me të tjerët me fatin e kësaj Evrope.

“Jo”: në këtë mënyrë i përgjigjet kancelarja gjermane pyetjes nëse mund të imagjinojë një skenar në të cilin Matteo Salvini con Legën në krahët e partisë popullore evropiane, me mbështetjen e kryeministrit hungarez Viktor Orban. Është e qartë sipas saj se për sa i përket politikës për emigrantët, ka shumë qëndrime të ndryshme. Dhe kjo është një arsye shumë e fortë për të cilën PPE nuk do e hapë asnjëherë derën për  Salvinin. Ajo që është e sigurt- vazhdon Merkel – është se Manfred Veber në zgjedhjet për presidencën e komisionit nuk do të jetë i varur nga votat e këtyre partive.

Ndërkohë që Lega e zv/kryeministrit Italian ka reaguar menjëherë duke thënë se nuk kishin dashur asnjëherë të ishin pjesë e Partisë Popullore Evropiane. Madje në reagimin e kësaj partie thuhet se as nuk e mendojnë të jenë pjesë e partisë së Merkel dhe Junker, përkundrazi Evropa e tyre është ajo që duan të ndryshojmë, përfundon deklarata./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono