Apeli i Leyla Moses-Ones: Gjithçka është e mundur nëse bashkoheni

12:23 | 16/04/2019

Nuk i ka shmangur dot lotët teksa rikthehet pas në kohë.

“Do të doja të ndaja me ju sot diçka thellësisht personale. 12 vjet më parë në këtë muaj unë humba mamanë time për shkak të kancerit. E di personalisht që kanceri i gjirit na prek të gjithëve, pavarësisht se kush jemi apo nga vijmë. Partitë politike? Të parëndësishme! Pasuria? Të parëndësishme! Ne e dimë se diagnoza e kancerit është tragjike dhe zemërthyese për familjen”, tha Leyla Moses-Ones.

Mesazhet ia drejton politikës që të bëhen bashkë për situatën e grave në Shqipëri. E duke mos e shmangur dot edhe situatën politike në vend e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Leyla Moses-Ones kërkon që bashkëpunimi të mos vonojë as në realizimin e reformës zgjedhore.

“Koha është tani dhe mundësia është këtu. Udhëheqësit shqiptarë duhet të bashkëpunojnë së bashku për të dhënë një shembull për qytetarët tuaj. Zhvillim ekonomik, paqe dhe siguri, ndoshta dhe reformë zgjedhore. Të gjitha këto janë të mundshme me drejtues të mirë në krye dhe një bashkim përpjekjesh”, tha ajo.

Apeli për sensibilizim u bë edhe nga Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca sipas të cilit në Shqipëri janë rreth 7700 raste të reja në vit, shifra këto të konfirmuara nga OBSH-ja.

“Kjo e rendit Shqipërinë në vendin e 88-të. Këto siç e thashë janë shifra të OBSH dhe këto shifrat janë shumë të rëndësishme për të kuptuar fenomenin.  Ne ju bëjmë thirrje palëve të lexojnë këto rekomandime dhe t’i bëjnë pjesë të punës së tyre”, tha ambasadori.

Bashkimi Evropian po përgatit një program të ri që ka në fokus zgjidhjen e shumë problematikave për gratë e prekura nga sëmundja e kancerit.



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono