AON shpk sjell në Shqipëri CUMMINS Power Generation që siguron energji inteligjente

20:13 | 05/10/201920:130

AON shpk sjell një ndër markat më të njohura në botë të motor-gjeneratorëve CUMMINS(kamins) Poëer Generation një nga kompanitë amerikane me inovative dhe me aktive ne fushën e energjisë, motorizimit dhe automatizimit, duke konceptuar sisteme inteligjente dhe bashkëkohore.

Motor-gjeneratorët CUMMINS Power Generation të cilët prodhohen sipas kërkesave më të fundit për optimizimin e shkarkimit të gazrave dhe uljen e ndotjes akustike, tashmë përfaqësohen në Shqipëri nëpërmjet shoqërisë AON shpk.

AON shpk ka si synim që gama e këtyre produkteve të shtrihet edhe në energjinë e rinovueshme dhe atë inteligjente me standarde evropiane.

CUMMINS Power Generation është një ndër markat më te njohura në Botë për prodhimin, asemblimin, distribucionin dhe mbështetjen teknike te motor-gjeneratorëve diesel të fuqive nga 17 kVA deri në 3500 kVA.

Objektivi i AON shpk është zgjerimi i portofolit të produkteve CUMMINS në tregun shqiptar dhe të prezantojë gamën e kompletuar të produkteve CUMMINS duke përfshirë Marinën, Ushtrinë, Industrinë e Rëndë, Mjetet Motorike të Fuqishme dhe Mjetet Motorike të Ndërtimit, Sistemet në Paralel, Gjeneratorët me Gaz, si dhe asistencën teknike profesionale me staf të kualifikuar dhe të trajnuar pranë CUMMINS. /ABC News Albania 24/7

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono