“Antishpifja” përfundon në Komisionin e Venecias, Balla: Asnjë hap pas

15:22 | 22/01/202015:220

Ligjet e debatueshme të paketës Anti-shpifje do të jenë objekt shqyrtimi i Komisionit të Venecias. Ky organ nuk është vënë në lëvizje nga asnjë institucion shqiptar, por ka qënë Këshilli i Evropës ai që kërkon një opinionin mbi standardet e këtij ligji.

Komisioni i Venecias i tha ABC News, se mendimi është kërkuar nga Komiteti i Monitorimit në Asamblenë Parlamentare në datën 20 janar. Edhe pse standardet e kësaj pakete ligjore kanë shqetësuar instanca ndërkombëtare, mazhoranca socialiste nuk bën hapa pas.

Sakaq, sot në Kuvend, u rrëzua dekreti i parë i Metës, i cili ktheu për rishqyrtim paketën antishpifje. Vendimi u mor edhe pse këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishi i vendosi në dijeni të faktit se kjo cështje po shqyrtohet tashmë në Komisionin e Venecias. Dekreti tjetër, ai i ligjit për AMA-n, shqyrtohet këtë të enjte në Komisionin e Medias.

Reagimi i Ballës

Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla reagoi duke thënë se  do t’i rrëzojmë dekretet e Presidentit dhe ligjet do të hyjnë në fuqi. Balla thotë se në të ardhmen mund të reflektohen sugjerimet e Venecias.

“Dekretet e Presidentit të Republikës mbrojnë nje statukuo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjërësisht dhe ku dizinformimi publik është kthyer në normë jetese per shume aktore online, ndërsa bashkëpunimi ynë me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e te integritetit njerezor nga shpifja si edhe te vete publikut nga dezinformimi. Prandaj ne do t’i rrëzojmë dekretet e Presidentit dhe do të vijojmë bashkëpunimin me çdo organizate brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësimim te mundshem të legjislacionit “anti-shpifje” në të ardhmen.

Ne jemi në kontakt dhe i falenderojmë kolegët e APKiE qe ia kaluan Komisionit te Venecias tekstin dhe mezi presim ta permirësojmë më tej ligjin me sugjerimet e vyera te Komisionit të Venecias. Nderkohe sikurse e kemi thënë, institucionet përkatëse shqiptare do të punojmë ngushtësisht me OSBE per aktet e domosdoshme nënnligjore”, shkruan Balla. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono