“Anti-shpifje”, Pëllumbi: U bazuam në modelin gjerman, të hapur për ndryshime

23:04 | 13/01/202023:040

Sekretari organizativ i PS, Arben Pellumbi i ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin tha se PS-ja është e gatshme për ndryshime në ligjin anti-shpifje edhe pse beson është punuar gjatë për këtë ligj.

OSBE ka reaguar për ndryshimin e ligjit anti-shpifje, a mund të merret në konsideratë ndërhyrja e OSBE?

Pëllumbi: Ligji anti-shpifje në këndvështrimin tonë është mjaft i rëndësishëm për konturimin e aktivitetit ekonomik të medias online, apo faqeve online. Pra futja në kornizën ligjore e atyre që kryejnë aktivitet ekonomik. Ne morën ligjin gjerman si model dhe kemi punuar gjatë me OSBE. Ne e kemi marrë opinionin e tyre, jemi të hapur për përmirësim, por duhet të theksoj se nuk kemi qëllim të censurojmë median. Qëllimi është të ekzstojë rregulli edhe në këtë fashë të transmetimit të lajmit.

OSBE theksonte se duhen bërë ndryshime sa i përket gjobave, bazuar në ligjet ndërkombëtare?

Pëllumbi: Ligji ndërkombëtar është koncept i gjerë që s’do të thotë gjë se p.sh. ligji gjerman është shumë herë më i ashpër sa i përket gjobave dhe nuk mund të përkthehet për kushtet shqiptare. Por gjithsesi tashmë që ligji është kthyer nga Presidenti, nëse grupi parlamentar i PS e sheh të arsyeshme mund të bëjë përmirësime, nëse OSBE vlerëson se mund të japë sërish kontribut. Ne gjithmonë kemi qenë të hapur për të bashkëpunuar me OSBE.

Ndryshe ka deklaruar Taulant Balla, i cili tha se ligji nuk ndryshon.Balla: Ne seancen me te pare dekretet e Ilir Metes me detyre President do te rrezohen 

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono