Anti-Moldavia, Reja programon ndryshime në formacion

08:29 | 14/10/201908:290

Shqipëria përballet me Moldavinë sonte prej orës 20:45 në transfertë. Kuqezinjtë shikohen si favoritë në këtë ndeshje dhe objektivi është fitorja. Trajneri Edoardo Reja një ditë më parë u shpreh se ekipi i tij nuk nënvlerëson askënd dhe në sfida të tilla kjo është shumë e rëndësishme.

Sa i takon formacionit, italiani ka vendosur të bëjë ndryshime. Rey Manaj do ta nisë nga stoli. Lushnjari gaboi në disa raste kundër Turqisë dhe kritikat për të nuk kanë qenë të pakta. Reja ka menduar që të hedhe në fushë Bekim Balajn krah Sokol Cikalleshit.

Qendra e mesfushës mbetet e njëjtë. Krah kapitenit Ledian Memushaj do të luajnë sërish Bare e Gjasula. Ndryshimi tjetër është në krahun e djathtë. Nëse me Turqinë prisnin të sulmoheshim dhe Reja zgjodhi Veselin, këtë herë iniciativën do e kemi ne.

Odise Roshi do ta nisë nga fillimi, ashtu sikurse Ermir Lenjani. Ata do kenë detyrën të shtyjnë përpara dhe të shërbejnë për lojtarët e sulmit. Mbrojtja është fiksuar, me Ismajlin, Djimsitin dhe Dermakun, kurse në portë do të luajë Thomas Strakosha. Reja vendos t’i besojë sërish portierit të Lazios, për t’i dhënë një mesazh besimi edhe pas gabimit të bërë ndaj Turqisë.

Formacioni i mundshëm: Strakosha, Ismajli, Dermaku, Djimsiti, Roshi, Bare, Gjasula, Memushaj, Lenjani, Balaj, Cikalleshi. Trajner: Edoardo Reja

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono