“Anti-KÇK”, Pëllumb Nako: Qeveria nuk ka vizion për të përballuar realitetin, por nisma me sfond politik

09:14 | 11/02/202009:140

Eksperti i çështjeve Ligjore Pëllumb Nako këtë të martë nga ABC-ja e Mëngjesit është shprehur se paketa Anti-KÇK është një paketë që nuk ishte e nevojshme që të miratohej. Sipas ekspertit qeveria me miratimin e një pakete të tillë nuk ka vizion për të përballuar realitetin, por ka vetëm nisma që në sfond kanë vetëm përfitim të natyrës politike sesa përballjen reale.

Një akt normativ zakonisht del në kushtet kur vendi është në një gjendje emergjente dhe atëherë është dhe nevoja për miratimin e një akti të tillë normativ. Por në kushtet në të cilat ndodhet vendi ynë në mungesë të gjykatës së lartë një akt i tuillë lë diçka për të dyshuar, por jo shumë kohë më parë vendi ynë nisi dhe një reformë të qartë ndaj organeve të drejtësisë, por ajo që duhet të kishte parasysh plitika kur mori parasysh këtë akt duhet të ishte e fokusuar në mënyrën më serioze në drejtim të problemeve të kriminalitetit, nuk duhet të kishte nevojë për këtë akt, pasi duhej të futej në kohen që u bë reforma ligjore. Para këaj pakete kishte një paketë antishpifja me të gjithë peripecitë e saj tashmë kemi paketën Anti KÇK. Qeveria nuk ka një vizion për të përballuar realitetin, por ka vetëm nisma që në sfond kanë vetëm përfitim të natyrës politike sesa përballjen reale”, tha Nako.

Në një bisedë në studio me gazetarin Enkel Demi eksperti ka theksuar ndër të tjera se organizatat kriminale nuk mund të luftohen me aksione policore. Sipas tij me këtë paketë qeveria më shumë po përdor propagandën dhe shoën për të qenë joshës tek publiku sesa goditjen reale të krimit.

Sot kemi një paketë që është futur në kushtet e urgjencës, një paketë që i jep fuqi policisë, që ka ndryshime thelbësore nga aktet tradicionale, pikërisht për të goditur grupet kriminale që thuhej më parë se nuk ekzistonin.  Të gjithë këto gjëra nëse do të ishijn menduar mirë për të vendosur një sistem zgjedhor duhet të ishin bërë në momentin që u vendos reforma. Propaganda ka marrë një rëndësi të madhe dhe qeveria i ka kushtuar një rëndësi të madhe që nuk është e keqe,  për kur ajo kthehet në shoë dhe kthehet në një shfaqje të madh te një person që mban syze në një konferencë kjo mund të jetë joshëse, por thelbi është sa efiçent do të jetë ky aksion, asetet nuk mund të sekuestrohen me aksione. Organizatat kriminale nuk mund të luftohen me operacione,”eshte shprehur eksperti.

Gjithashtu ai është shprehur se tashmë çdo gjë ngelet për tu parë nëse ky aksion do të jetë në monitorim, sa do të zbatohen rregullat e drejtësisë dhe sa selektiv do të jetë kjo si nismë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono