Anija kozmike has probleme gjatë lëshimit

21:28 | 11/10/2018

Një anije kozmike ruse ka hasur problem gjatë lëshimit për në hapësirë. Fatmirësisht, dy austronautët që gjendeshin në bord arritën të shpëtonin pa dëmtime.

Një kapsulë kozmike që mbante dy anëtarë të ekuipazhit të raketës ruse “Soyuz” që hasi probleme gjatë lëshimit është ulur në mënyrë të sigurtë në Kazakistan. Kozmonauti rus Alexey Ovchinin dhe astronauti amerikan Nick Hague thuhet se janë “në gjendje të mirë”. Kjo është bërë e ditur nga mediat ruse që citojnë një deklaratë nga NASA. Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit mbërritën menjëherë në vendin e uljes.

Raketa ishte nisur për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) kur ajo pësoi një problem me përforcuesin e saj pas lëshimit. Ekuipazhi duhej të kthehej në në tokë me “mënyrën e zbritjes balistike”, nënvizon NASA, e cila shpjegoi se ishte “një kënd më i mprehtë i uljes krahasuar me normale”.

Raketa “Soyuz” u nis nga Kazakistani për në orbitë, në një udhëtim që do të zgjaste 6 orë dhe destinacioni ishte Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës ISS. Hague dhe Ovchinin do të shpenzonin 6 muaj në stacionin kozmik. Ata do të punonin në disa eksperimente shkencore./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT