16:14 | 24/06/2018

Anglia arrin fitoren më të thellë të Kupës së Botës, duke mundur 6-1 Panamanë. Ky rezultat i dha fund enigmës së kualifikimit për grupin G.

Nuk pritej e vështirë, por jo edhe kaq e lehtë.

Anglia e bëri lojë fëmijësh ndeshjen e dytë në grupin  G, atë ndaj Panamasë, duke siguruar kualifikimin për në turin e dytë në Botëror.

Suksesi ishte me shifrat 6-1, në atë që u duk një garë me Belgjikën për golaverazh më të mirë në prag të duelit direkt që do të sigurojë vendin e parë në grup.

Belgët po ashtu siguruan kualifikimin, duke qenë të dyja skuadrat e para me nga 6 pikë, ndaj 0 pikëve që kanë Tunizia dhe Panamaja.

Formacioni i trajnerit Gareth Southgate hyri në fushën e stadiumit në Nizhni Novgorodit, me mendjen e mbledhur për të zgjidhur gjithçka sa më shpejt.

Ia doli mbanë duke shënuar 5 gola që në 45 minutat e para, ndihmuar edhe nga dy penallti, por gjithsesi me meritë të plotë.

Harry Kane realizoi tri herë duke pasur tani 5 rrjeta, e duke qenë  shënuesi më i mirë i Botërorit.

Kapiteni anglez lë prapa, për momentin, Kristiano Ronaldon e Romelu Lukakun, që kanë nga 4.

Viti 2018 është i mrekullueshëm deri tani për sulmuesin që ka realizuar 6 herë në vetëm 3 takime.

Dy gola për Anglinë i pati edhe mbrojtësi John Stones, ndërsa një sulmuesi Jessy Lingard.

Panamaja thjesht mundi të shënonte një gol nderi, 12 minuta para fundit, me autor Felipe Baloin.

Pavarësisht sukseseve të thella, është vështirë të japësh një vlerësim të saktë për forcën e Anglisë, diçka që do të kuptohet kur të nisë të ndeshet me skuadra të forta./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono