Anglia është pretendentja e radhës e Botërorit që luan sot

16:45 | 18/06/201816:450

Një tjetër pretendente e Botërorit zbret sot në fushë. Anglia luan me Tunizinë në Vollgograd dhe shpreson të mos ketë fatin e Argjentinës, Gjermanisë apo Brazilit.

I ndodhi kështu 22 vjet më parë. Gareth Sauthgate humbi penalltinë që solli eleminimin e Anglisë ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalen e Euro 1996-ës, dhe sot si trajner i kombëtares, shpreson që fati të jetë me të.

Trajneri 47-vjeçar nuk ka përvojë të madhe, lojtarët e tij janë po ashtu pa eksperiencë, por tifozët shpresojnë që ata t’i japin fund dështimeve kronike në Botërorë.

Gareth Sauthgate: “Le të mos mendojmë atë që ka ndodhur në të kaluarën. Ka pasur breza shumë të mirë që nuk kanë arritur të fitojnë, dhe pse disa herë kanë qenë shumë pranë. Ky grup është ndryshe, pasi ka shumë të rinj që e kanë të ardhmen përpara, dhe që kanë pak përvojë. Ka pasur shumë histori për lojtarët tanë në të kaluarën, por nuk kanë qenë të vërteta. Ka shumë rëndësi për publikun që të dijë sesa të përkushtuar janë ata në kombëtare”.

Ja edhe kapiteni i ri, sulmuesi Harry Kane.

Harry Kane: “Mendoj se jemi gati për këtë turne të madh. Anglia është një skuadër e bashkuar ku të gjithë lojtarët luajnë për njëri-tjetrin, dhe besoj se jemi përgatitur mirë. Po ashtu, jemi shumë të lidhur me publikun dhe shpresoj të bëjmë një Kupë Bote të suksesshme, duke nisur nga kjo ndeshje. Sa për mua personalisht, jam po i njëjti, dhe shiriti i kapitenit nuk ka ndryshuar asgjë”.

Trajneri i Tunizisë, Nabil Malul, është nga ata që e di se çfarë është durimi. Ai ishte trajner i ekipit U23 në Olimpiadën e vitit 2004, kur një penallti u desh të gjuhej gjashtë herë para se të pranohej si gol. Malul premton se ndaj Anglisë do të luhet me durim, por në sulm.

Nabil Malul: “Ne jemi në formë. E dimë se jemi në një grup shumë të vështirë, por e kemi rritur lojën tonë, sidomos në aspektin atletik. Jemi të vendosur të hyjmë në histori. Do të luajmë në sulm. U kam thënë lojtarëve se nuk të qëllon shpesh të luash ndaj më të mirëve, ndaj duhet të kënaqemi në këtë Botëror”.

Ndeshja luhet në 20:00 në stadiumin e qytetit historik të Vollgogradit, ku kanë shkuar me mijëra tifozë anglezë. Edhe Tunizia nuk do të jetë pa mbështetje. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono