Angli, pako-bombë në aeroporte dhe stacionet e metrove

23:30 | 05/03/201923:300

Zbulimi i tre pakove bombë në dy aeroporte dhe një stacion hekurudhor kanë alarmuar njësitë e anti-terrorit në policinë Londineze. Autoritetet që po drejtojnë hetimet kanë deklaruar se të gjitha pistat janë të hapura, por sipas BBC, pakot kishin të stampuar stemën e Irlandës së Veriut.

Tre pako me eksploziv u gjetën të martën në dy aeroporte të Londrës, mes të cilëve Hithrou, si dhe në stacionin e metrosë Uotërlu. Sipas mediave britanike, pasi u gjetën pakot u morën nën kontroll nga agjentë të njësisë së anti-terrorit, të cilët deklaruan se të gjitha pistat e hetimeve janë të hapura. Hetuesit thanë se bëhet fjalë për bomba artizanale të paketuara në kuti postare, që për fat të mirë nuk shkaktuan dëme në njerëz.

Pas hapjes së kontrolluar të pakos së gjetur në aeroportin Hithrou policia metropolitane arriti në përfundimin se mjeti shpërthyes ishte në gjendje vetëm të merrte flakë. Pakoja u gjet në zonën e njohur si Qendra Kompas, e përdorur më shumë nga stafi i aeroportit sesa nga pasagjerët. Një zëdhënës tha se stafi i sigurisë së Hithrou do të bashkëpunojë me policinë për të hedhur dritë mbi këtë akt kriminal. Ndërsa BBC bën të ditur se mbi pakot-bombë ishte stampuar stema e Republikës së Irlandës.

Pak orë më vonë dy pako të tjera bombë u gjetën në Londër, njëra në stacionin Uotërlu dhe tjetra në aeroportin e Njuhemit. Zona përreth stacionit Uotërlu u izolua nga policia pasi pakoja u gjet në dhomën e postës nga një punëtor. Ndërkohë, në aeroportin e Njuhemit u evakuuan rreth 100 punonjës kur mjeti shpërthyes u gjet në Shtëpinë e Aviacionit, edhe kjo një zonë e përdorur nga stafi, por vetëm dy minuta larg terminalit të pasagjerëve. Mediat britanike shtojnë se në asnjë rast pakot-bombë nuk ndikuan tek udhëtimet e planifikuara./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono