Anglezët në mbështetje të nxënësit shqiptar

17:10 | 19/06/201917:100

Një peticion për të parandaluar deportimin e një nxënësi shqiptar ka mbledhur më shumë se 6,000 nënshkrime. Stiven Bregu, 18 vjeç, u trafikua nga Shqipëria për në Britani të Madhe në vitin 2015 me qëllim që t’i shpëtonte një jete të dhunshme, dhe u la nga trafikantë në Keynsham pranë Bristolit.

Kur arriti për herë të parë në Britani ishte vetëm 13-vjeç dhe nuk dinte të fliste farë anglisht. Ai u dërgua në një qendër për të mitur dhe aty filloi të mësonte gjuhën ku arriti rezultate të jashtëzakonshme. Adoleshenti shqiptar kushte bërë kërkesë për azil, por i është mohuar.

Stiven tha: “Kam studiuar shumë dhe dua të ndërtoj të ardhmen time këtu. Gjithçka që dua është të më jepet shansi të qëndroj, për të kontribuar diçka në Bristol, ku e ndej veten si në shtëpinë time”.

Mësuesi kujdestar i Stivenit, Rob Shaw i cili lançoi peticionin të martën, e përshkroi situatën si “të frustruar”.

“Ne kemi investuar aq shumë në Stiven. Shkolla ka të bëjë me përgatitjen e nxënësve për të ardhmen e tyre dhe tani nuk do t’i jepet kjo mundësi. Si qytetar britanik, nuk është një moment krenar”, tha ai.

‘Pasuri e madhe’

Shaw tha gjithashtu se Stiven ka aftësi të jashtëzakonshme në Biologji, Kimi dhe Matematikë, raporton BBC.

Mësuesja Elisabeth Gilpin shtoi se Stiven është një “student i shkëlqyer dhe një pasuri e madhe për shkollën”.

Stiven ka marrë edhe vëmendjen e kryebashkiakut të Bristolit, Marvin Rees, pasi nxënësi shqiptar u përzgjodh si më i mirë dhe u ndihmua financiarisht nga bashkia.

Rees tha: “Duke pasur parasysh të gjitha arritjet e tij, duhet thënë se janë të jashtëzakonshme. Ideja që ta detyrojë atë të largohet nga vendi është absurde”.

Një seancë dëgjimore kundër dëbimit të tij do të mbahet më 15 Korrik. Ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar për rastin në fjalë./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono