Anëtari i PD-së: Basha nuk e çon dot më partinë përpara

21:45 | 05/07/2019

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri i ftuar në “Provokacija” është shprehur se PD ka ngelur në pikën ku Basha nuk mund ta dërgojë dot përpara.

“Ajo që i mungon PD-së është një zvetënim i mendimit mbi vlerat. Pra një mungesë e projektit politik. Ajo që është më keq akoma është që edhe pjesa kritike ndaj kësaj nuk ka qartësi se ku do ta çojnë PD-në, me apo pa Bashën. Ajo që më shqetëson  më shumë sidomos pas kësaj që ndodhi në 30 Qershor që për mua është katastrofike për demokracinë në këtë vend dhe për PD-në si protagoniste e kësaj që ndodhi. Le të themi atë që është. Ky ka qenë një vendim i PD-së për të mos hyrë në zgjedhje. Ndaj unë nuk e kuptoj në një masë të madhe këtë triumfalizmin për bojkot masiv, sepse ky ka qenë vendimi jonë. Këtu kemi arritur në një pikë sot që nuk ka vend më për të kritikuar se çfarë bën Basha. Unë personalisht mendoj se sot partia nuk përfaqëson më shumicën e shqiptarëve dhe nuk përfaqëson më as shumicën e demokratëve. Çështja është se çfarë do bëjmë? Sot kemi ngecur në një pikë që Basha nuk e çon dot më PD-në përpara”, tha ai.

Më tej Kulluri është shprehur se do ushte fatale nëse Basha dogji mandatet për të qëndruar kryetar partie.

“Këtë vendim e ka marrë Basha dhe nuk e ka marrë kryemadhi. Të jemi të qatrat sepse Basha e ka thënë vetë se unë kam marrë vendim për të djegur mandatet. Nëse këtë vendim e ka marrë që zoti Basha të qëndrojë ende kryetar partie, që dyshoj kjo pastaj do të ishte fatale”, u shpreh Kulluri./abcnews.al 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono