Analiza post-zgjedhore e PS, Balla: Të respektojmë ata që na votuan

13:54 | 07/07/201913:540

Nga Elbasani, nënkryetari i Partisë Socialiste Taulant Balla bëri një analizë të zgjedhjeve të 30 qershorit, në të cilat, sipas tij janë arritur rezultate më të mira se në zgjedhjet e kaluara. Balla tha se 4 vitet ardhshme bashkitë do të fokusohen kryesisht në zhvillimin e zinave të thella.

1 javë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, nënkryetari i Partisë Socialiste Taulant Balla, përcolli mesazhin se duhet punuart fort për të ecur përpara. Gjatë një takimi me elektoratin dhe strukturat vendore në Elbasan, Balla garantoi se do të respektohet vota e cdo qytetari.

“Elbasani dhe gjithë Shqipëria, pas 30 Qershorit kanë garantuar se nuk do të ketë më parti politike që do të bojkotojnë zgjedhjet, nuk do të ketë më parti politike që do të bojkotojnë parlamentin dhe do të djegin mandatet dhe kjo tashmë është e sigurt. Po ashtu është e rëndësishme që çdo qytetari ju garantua e drejta për të votuar, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur”, tha Balla.

Balla theksoi nga Elbasani, se në 4 vitet e ardhshme Bashkitë do të kenë në fokus edhe zonat e thella rurale

“Ky katër vjeçar do të ketë në fokus të vet rrethinat, më së shumti zonat e thella për të cilat kemi shumë detyrime dhe deri tani nuk kemi pasur mundësi të bëjmë sa duhet. Por një gjë është e sigurt, ne jemi modeli më i mirë i qeverisjes vendore dhe qëndrore”, tha ai.

Balla bëri edhe analizën e zgjedhjeve në Bashkinë e Peqinit dhe të Prrenjasit ku u evidentuan rezultatet shumë herë më të mira sipas tij se në vitin 2017, duke forcuar bazat e PS-së në çdo bashki./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono