Ambasada e SHBA-së: Si do të krijohet Gjykata Kushtetuese

09:25 | 13/08/201909:250

Së shpejti, Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese me gjyqtarë të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitik. Mesazhi vjen nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale tregon hapat që do të ndiqen për krijimin e gjykatës më të lartë në vend.

Ka një institucion që është mbi të gjithë. Kjo është Gjykata Kushtetuese që mund të vendosë edhe kundër Presidentit, Kryeministrit si dhe agjencive qeveritare.

Ky është leksioni i radhës që vjen nga selia e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë që ka marrë përsipër t’i japë përgjigje një pyetjeje.

“Por cili ishte problemi me këtë gjykatë në sistemin e vjetër”?

Në videon e publikuar në faqen e Facebook-ut, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpjegon se në të kaluarën Kuvendi dhe Presidenti duhet të binin dakord, për një kandidat që ky të bëhej gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Por kjo shpesh nuk binte dakord dhe shkaktonte vende bosh për një kohë të gjatë. Kur binin dakord personi që zgkidhnin ishte si pasojë e një kompromisi mes politikanëve, por nuk ishin gjithnjë të përqendruar tek kualifikimi i personit. Detyra e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese kërkon persona të kualifikuar, të cilët qytetarët mund t’u besojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre jo kompromise politike”.

Gjykata Kushtetuese ka 9 vende, pasi gjyqtarët iu nënshtruan vlerësimit, vetëm 1 prej tyre kaloi. Pas reformës në drejtësisë, Kushtetuta përcakton standardet për të qenë gjyqtar i kësaj Gjykate. Këto standarde vihen në zbatim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i cili është grup Gjyqtarësh dhe Prokurorësh me përvojë të cilët kontrollojnë kualifikimet e Kandidatit. Ky Këshill rendit tri kandidatë kryesorë për çdo vend në Gjykatë bazuar në kualifikimet e tyre.

“Tani kjo kalon me rotacion mes Kuvendit, Presidentit dhe Gjykatës së Lartë. Por këta mund të zgjedhin vetëm nga lista me tre gjyqtarëve të kualifikuar për këtë post. Kjo do të thotë që nuk do të ketë ngecje, por edhe që politikanët nuk mund të emërojnë thjeshtë atë që duan ata.

Nëse Presidenti, Parlamenti apo Gjykata e Lartë nuk arrijnë të zgjedhin dikë, atëherë zgjidhet automatikisht kandidati i renditur më lart nga lista e Këshillit të emërimeve në Drejtësi. Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ky sistem i ri siguron që gjyqtarët e zgjedhur të jenë të kualifikuar, ndihmon për të parandaluar boshllëqet për kohë të gjatë si dhe nuk lejon një person që të ketë më tepër pushtet në procesin e përzgjedhjes.

Kaq e thjeshtë është në dukje ndonëse  vendit i mungon gjykata më e lartë në vend prej marsit 2018 kur nisi edhe procesi i Vettingut. 27 vjet pas ngritjes së Gjykatës Kushtetuese pritet rindërtimi i këtij institucioni. Nga 9 anëtarë aty qëndron e vetmja që u konstatua e pastër nga procesi rivlerësues, Vitore Tusha rojtarja e Kushtetutës me mandat të përfunduar./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono