Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë në Tiranë

18:00 | 17/05/2019

Ambasada e SHBA në Shqipëri lajmëron qytetarët amerikanë lidhur me protestat e paralajmëruara nga opozita e bashkuar, përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, thuhet se demonstrata të përsëritura pritet të ndodhin në Shqipëri, ditët në vijim.

Sipas njoftimit shtetasit amerikan në Shqipëri, duhet që të shmangin lëvizjet në vendet ku pritet që të zhvillohen sërish protesta nga opozita jo parlamentare dhe që e radhës do të më 25 maj.

Ambasada u kërkon shtetasve të saj që të kenë kujdes pasi në tubimet e fundit, 11 dhe 13 maj protestuesit kanë përdorur pajisje shpërthyese, bomba Molotov dhe mjete të tjera të dhunshme, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.

“Shmangni grumbullimet e mëdha dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Monitoroni mediat për përditësime dhe mos u ekspozoni”, mbyllet njoftimi i ambasadës për shtetasit e saj. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono