Alvarez sfidon Shqipërinë: Bëjmë tonën, kemi një objektiv për të arritur

14:40 | 12/11/201914:400

Andorra nuk do të vijë pa pretendime në “Elbasan Arena”. Kombëtarja modeste synon pikë ndaj Shqipërisë, pasi kërkon të dalë në vendin  e pestë në grupin e Europianit.

Kur luajti ndaj nesh nuk pati asnjë shans, por këto eliminatore mund të quhen historike. Andorra, e mundur 3-0 nga Shqipëria në fushën e saj, arriti fitoren e parë në historinë e eliminatoreve Europiane e Botërore, duke mundur Moldavinë në tetor, e duke pasur më në fund mundësi për të luftuar për diçka.

Trajneri Koldo Alvarez po e përgatit skuadrën e tij, me synimin që të arrijë vendin e parafundit në grupin eliminator H në Euro 2020, në konkurrim me Moldavinë. Kombëtarja e shtetit tepër të vogël është me moral të lartë, pasi më në fund e pati një fitore pas 56 ndeshjeve tw humbua mw parw nw eliminatore të Europianit.

“Ne kemi një shans historik që të dalim në vendin e pestë në grup, – tha Alvarez, – kjo është diçka që nuk ka ndodhur kurrë dhe ne duhet të japim maksimumin për t’ia dalë. E dimë sesa e vështirë do të jetë ndaj Shqipërisë dhe Turqisë, por ne do të bëjmë tonën. Moldavia po ashtu ka ndeshje shumë të vështira. Nuk mund të bëj parashikime, por më e rëndësishme është përballja me Shqipërinë, pasi është ajo e radhës”.

Lojtari më i dalluar i Andorrës është Mark Vales, që luan për Sandefjordin në Norvegji, ndërsa futbollistë si Mark Garsia, Maks Jovera apo Albert Alavedra janë në ligat e ulëta në Spanjë. Pjesa tjetër e kombëtares luan në kampionatin vendas. Andorra ka 3 pikë në renditje, po aq sa Moldavia. /ABC NEWS ALBANIA 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono