Alketa Vejsiu do prezantojë Sanremon krah figurave më të njohura italiane

15:14 | 14/01/202015:140

Alketa Vejsiu ka realizuar ëndrrën e saj për të prezantuar festivalin prestigjioz të Sanremos këtë vit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja duke u shprehur se kjo është dita e saj më e lumtur.

Alketa do ta prezantojë Sanremon bashkë me shumë figura të njohura italiane si Monica Belluci, Antonella Clerici, Diletta Leotta, Laura Chimenti.

Prezantueset italiane dhe Alketa do drejtojnë këtë vit festivalin në krah të prezantuesit italian Amadeus.

“Po qaj me Lot Gezimi! Eshte dita me e lumtur e karrieres sime! Faleminderit Shqiperia. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”, shkruan Alketa.

Festivali i Sanremos do të mbahet këtë vit nga data 4 deri në 8 shkurt./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono