Alket Hyseni: Jo-ja e BE për negociatat nuk ka lidhje me qeverinë shqiptare

22:54 | 16/10/201922:540

Mbrëmjen e sotme në ABC News me gazetaren mirela Milori, ka qenë i ftuar Alket Hyseni deputet i Partisë Socialiste.  Alket Hyseni foli në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë ku sipas tij, në rast të  një JO-je të BE, për çeljen e negociatave, nuk është si rezultat i fajit të qeverisë por me politikat e brendshme të vetë BE-së.

Mirela Milori: Situata e integrimit është tema e ditës, si po ecën pasi shohim se ka një tension këto ditë?

Alket Hyseni: Tensioni fatmirësisht nuk ka lidhje me Shqipërinë. Ne kemi përmbushur detyrat e shtëpisë por ka lidhje me problematikat e brendshme të vetë Bashkimit evropian, e them fatmirësisht qe gojët e këqija të mos mendojnë se kjo ka lidhje me qeverinë.

Mirela Milori: Nëse do të marrim një përgjigje jo të mirë a do të ketë përgjegjësi mazhoranca dhe qeverisja?

Alket Hyseni: Përgjigjja më negative të mundshme është fakti që për shkaqe të brendshme të Bashkimit Evropian mund të ketë shtyrje por që për këtë nuk ka përgjegjësi asnjë aktor të veçantë. Qeveria gjithsesi do shikojë si të përmirësojë veten, ka apo s’ka në datën 18 tetor një vendimmarrje në favor të Shqipërisë, ato kushte që ne kemi për të plotësuar të vazhdojmë ti plotësojmë, por le të presim më përpara pasi mund të sjelli rezultate për Shqipërinë dhe rajonin.

Mirela Milori: Por mjafton një jo, si ajo e Francës, që të mos çelen negociatat…

Alket Hyseni: Presidenti Macron nuk e ka një qëndrim të sotëm këtë që ka, por e ka të hershme, dhe kjo ka qenë një tezë e pastër e tij, se si duhet të funksionojë Bashkimi Evropian. Gjithsei cdo Po është me kushte, për këtë të jeni të bindur. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono