Alibeaj: Revoltë popullore, mjetet klasike me zgjedhje kanë rënë

20:31 | 17/01/2019

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka folur në studion e Mbrëmje në ABC News për protestën e paralajmëruar të opozitës për rrëzimin e qeverisë, pas largimit nga seanca e djeshme plenare, ku nuk ra dakord për debatin mbi shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj.

Sipas tij në kushtet kur mjetet klasike të zgjedhjeve kanë rënë, fjala i takon popullit dhe opozita do t’i prijë revoltës popullore.

“Mjetet klasike me zgjedhje kanë rënë, kontrolli i i drejtësisë nuk ka funksionuar, mjeti i tretë debati parlamentar. I ezauruam të gjitha rrugët që demokracia njeh. Ajo çka bëri dje, i ka mohuar të drejtën publikut shqiptar. Akti kryesor më i rëndësishmi është formimi i një qeverie apo ripërtëritja e saj që të krijohet trupa për qeverisjen e shqiptarëve. Kjo është pika kulminate, instrumenti i fundit në një demokraci. Opozita t’i prijë të gjithë revoltës popullore, ne ofrojmë strukturimin politik të pakënaqësive të publikut se të gjitha ato janë kërkesa politike”.

Alibeaj theksoi se kjo protestë do të krijojmë kushtet për një proces zgjedhor ku shqiptarët të shprehin të lirë vullnetin e tyre, ndërsa shtoi se kusht para zgjedhjeve është rrëzimi i Ramës.

“Ne besojmë që thelbi i demokracisë është që ndëshkimi i qeverisë të bëhet nëpërmjet votës. Ajo çfarë është sfidë e madhe për opozitën dhe publikun është të krijojmë kushtet për një proces zgjedhor ku shqiptarët të shprehin të lirë vullnetin e tyre.

Kusht para zgjedhjeve është rrëzimi i Ramës, ky nuk është kryeministër, por uzurpator.

Kërkojmë qeveri që të garantojë proces elektoral të ndershëm për zgjedhjet parakohshme mos përdoren paratë e krimit, bandat e krimit, administrata shtetërore si celulë partiake e qeverisë dhe që shqiptarët të shprehin të lirë vullnetin e tyre.

Rama nuk është kryeministër që i plotëson këto. Largimi i Ramës është realizim në masën më të madhe të këtyre kushteve. Të krijohen kushte që të gjithë të shprehin me votë vullnetin e tyre”. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono