Alibeaj: Rastet kur Presidenti mund të shpërndajë parlamentin

19:33 | 10/06/2019

Ka dy raste, ku Presidenti i Republikës mund të shpërndajë parlamentin. Gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se rasti i parë është atëherë kur nuk zgjidhet dot kryeministri dhe rasti i dytë atëherë, kur kryeministri mund të humbasë një mocion mosbesimi.

Sipas Alibeajt, logjika e Presidentit për shpërndarjen e parlamentit aktual qëndron tek fakti që nuk ka një parlament të konsoliduar sipas dimensioneve kushtetuese. Përveç kësaj, sipas deputetit parlamenti është i dalë nga krimi.

Enkelejd Alibeaj: Kjo është teori e cila edhe lëvrohet. Për të kuptuar se çfarë thotë Kushtetuta do duhen lexuar tre elemente. Teksti i Kushtetutës. Duhet studiuar jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese dhe mbi të gjitha praktikat. Ç’ka ndodhur në të shkuarën? Në këtë situatë ka në Kushtetutë dy raste ku Presidenti i Republikës mund të shpërndajë parlamentin. Rasti i parë është atëherë kur nuk mund të zgjidhet dot kryeministri, menjëherë pas zgjedhjeve. Rasti i dytë është atëherë kur një kryeministër i zgjedhur por për shkak të një mocioni mosbesimi në këtë rast, bie dhe nuk krijon një shumicë në parlament.

Do të thotë, thelbi i logjikës për shpërndarjes së parlamentit nga Presidenti është që nuk ka një parlament të konsoliduar sipas dimensioneve kushtetuese. Kjo është ajo që unë po them me fjalët e mia. Cila është situata e re. Ke një parlament të paplotë. Së dyti ke një parlament që ka ndërmarrë ose pretendon të marrë akte për shkarkimin e Presidentit dhe mbi të gjitha ke një parlament, i cili ka dalë nga krimi. Këto janë fakte.

Mirela Milori: Ky është qëndrimi juaj. Nuk kanë të bëjnë me teknikalitetet zhbllokuese sepse parlamenti mund ta shkarkojë presidentit, por presidenti nuk e shpërndaka dot parlamentin.

Enkelejd Alibeaj: Unë nuk jam që të shkojmë pikërisht t’i fryjmë ujërave të zjarrit. Do duhet që arsyeja të prevalojë. Por kur arsyeja nuk prevalon do duhet që të eksplorojmë edhe skutat më të imëta të së drejtës kushtetuese. Mora vesh para disa ditësh të një fenomeni në Itali. Shumë prej organeve që janë parlamente vendore në Itali, që zgjidhen me votë janë të infektuara për shkak të infiltrimit të mafias në procesin zgjedhor. Siç ndodhi këtu. E di ç’kanë bërë? Kanë përcaktuar që do duhen të shpërndahen. Kjo është çfarë kanë bërë italianët.

Mirela Milori: E zëmë se bëhen zgjedhjet. KQZ vazhdon punën. Produkti që del nga këto zgjedhje firmoset nga Meta dhe nëse ai nuk e firmos çfarë ndodh më pas.

Enkelejd Alibeaj: E shikoni që shkon në absurd. Jo vetëm kaq. Nga momenti kur dekreti është botuar nuk ka më datë votimesh në 30 Qershor. Zgjedhje do ketë, por kur të përcaktohen nga Presidenti i Republikës. Kjo do të thotë që çdo lloj veprimi tjetër është fiktiv, është pa vlerë. Është thjesht dhe vetëm një kamikazllëk juridik i atyre të KQZ. Fatkeqësisht neni 148 i Kodit Penal qëndron dhe për ata./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono