Alibeaj: Nuk ka dialog me Ramën Kryeministër

19:00 | 24/05/201919:000

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me letra publike kreut të PD-së Lulzim Basha, që të ulen dhe të dialogojnë. Nga ana tjetër Basha, nuk pranon t’u përgjigjet thirrjeve të Ramës. Në studion e “Mbrëmje Ide”, Enkelejd Alibeaj është shprehur se Basha nuk mund të ulet në tavolinë me Ramën. Sipas tij, diskutimi në tavolinë mes këtyre dy palëve do prodhonte një pazar. Për të arritur të mes me artë, Alibeaj shprehur e opozita e ka kusht të panegociushëm dorëheqjen e Ramës.

Mirela Milori: “Zoti Rama po flet për dialog dhe i ka dërguar letra të hapura Lulzim Bashës. Pra kërkon dialog, pavarësisht se datën e zgjedhjeve edhe në letren e fundit thotë se nuk lëviz. Ai përsëri është i hapur për dialog. Kaq e vështirë është , për t’u ulur në një tryezë dhe për të thënë të gjitha këto në sy dhe ndoshta do të qartësohen palët dhe do digjet edhe hapi i fundit për të kuptuar më pas se çfarë do ndodhë”.

Enkelejd Alibeaj: “Tani meqë duhet të lexojmë korrekt deklaratat, ai thotë dialog dhe nga ana tjetër zgjedhjet nuk shtyhen, Kryeminsitirn ë nuk ehstojmë dhe liston një sërë gjërat që janë thelbi i asaj që duhet të dialogohet”.

Mirela Milori: “Gjithmonë kështu ka ndodhur, ulen palët me pretendimet e ashpra, fillojnë dialogjet afrohet gjuha derisa arrihet në një të mesme”.

Enkelejd Alibeaj: “Kësaj i thonë pazar”.

Mirela Milori: “Jo nuk është pazar, është dialog”.

Enkelejd Alibeaj: “Ky është pazar dhe futemi në pozita ku njëri tërheqë nga vetja dhe tjetri nga vetja dhe në mes të natës dalim me një pazar”.

Mirela Milori: “Pse keni frikë se mund të bjerë në një pazar Basha?”

Enkelejd Alibeaj: “Jo absolutisht jo”.

Mirela Milori: “Po pse? E lini Bashën të takohen me Ramën dhe t’i thotë në sy këto që për një dy tre arsye nuk të pranoj dhe të iki”.

Enkelejd Alibeaj: “Kjo çështje nuk është e Bashës”.

Mirela Milori: “Ai është përfaqësues i opozitës?”

Enkelejd Alibeaj: “Jo pra”.

Mirela Milori: “I drejtohemi zoti Basha sepse ai ka tagetin”.

Enkelejd Alibeaj : “Jo pra, sepse më tepër se çe dua unë zotin Basha nuk e doni ju”.

Mirela Milori: “Jo jo, absolutisht, nuk është çështje dashuri-urrejtje këtu”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono