Alibeaj: Nuk do të ketë zgjedhje me Ramën në 30 Qershor

21:01 | 14/04/2019

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj edhe një herë ka ritheksuar dine e numrit 2 të kësaj partie Edi Paloka se në 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje në vend.

I ftuar dy ditë më parë në “Mbrëmje Ide’, Edi Paloka është shprehur se: “Nuk do të ketë zgjedhje në 30  Qershor. Edi Rama nuk do zhvillojë dot zgjedhje në 30 Qershor. Zgjedhje jo të lira në Shqipëri nuk do të ketë më. Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë dhe zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë”.

I të njëjtit mendim është edhe demokrati Enkelejd Alibeaj, se zgjedhje nuk do të ketë më 30 Qershor.

Mirela Milori: Unë do doja një opinionin tuaj për zgjedhjet e 30 Qershorit, pasi zgjedhje nuk do të ketë thotë zoti Paloka? Si ta kuptojmë këtë? Do pengoni zgjedhjet? Do pengoni njerëzit të marrin pjesë në qendrat e votimit se në 30 Qershor ai hap qendrat e votimit?

Enkelejd Alibeaj: Edhe për publikun edhe për ju për ta zgjidhur se kur flasim për zgjedhje duhet të kuptojmë, se individi duhet të jetë i lirë i qetë dhe ta hedhin votën ashtu sikundër e mendon dhe në bazë të votës të përcaktojë se kush do e qeverisë. E qeverisi mirë do e mbështesë, e qeverisi keq do e rrëzojë. Kjo bëhet vetëm me një sistem zgjedhjesh të lira të ndershme dhe të barabarta. A bën Edi Rama zgjedhje të lira dhe të ndershme? Nga sondazhet 60% e shqiptarëve ka një refuzim dhe neveri për këtë qeverisje. Sepse jo vetëm që vjedh, jo vetëm që bashkëpunon me krimin, por mbi të gjitha nuk lejon të bëhen zgjedhje dhe zgjedhje bën me krimin.

Mirela Milori: Mund të ketë përplasje më 30 Qershor?

Enkelejd Alibeaj: Po nuk do ketë zgjedhje, sepse opozita nga njëra anë dhe publiku tashmë është i bindur se nuk ka dëshirë ta shesë jetën e vet, pasurinë e vet. Nuk i bën dot zgjedhjet./abcnews.al  


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono