Alibeaj: 2019-a do të jetë viti kur do të çlirohemi nga banda qeverisëse

22:16 | 28/12/2018

Për Enkelejd Alibeajn, lëvizjet e qeverisë nga Edi Rama këtë të premte nuk janë çudi për opozitën. I ftuar në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori ai tha se kjo qeveri ka marrë fund dhe këto e tregojnë të gjitha protestat që kanë ndodhur kohët e fundit.

“Nuk kanë asnjë lloj çudie lëvizjet që kanë bërë sot. Legjitimimi i kësaj qeverisjeje ka marrë fund me kohë e me vakt. Qëndrojnë në atë detyrë se vetëm kanë ca karrige. Të gjithë ato protesta, nga brenda hede nga jashtë tashmë synojnë vetëm një gjë, ta heqin me çdo lloj gjëje atë që mbahet jo, kjo qeveri, por kjo bandë që ka uzurpuar qeverisje e shqiptarëve tashmë. Kaq e thjeshtë është leximi.

Nuk ia vlen fare të bësh një analizë për lëvizjet e kësaj qeverie që asgjë nuk kanë të përbashkët me një lloj qeverisjeje. Me këtë nënkuptoj interesin publik. Sa kohë demokracia është shpikur, rotacion politik, filli përbashkues është kryeministri i të justifikonte për arsye të interesit publik. Unë nuk pashë dhe nuk besoj që asnjë nga qytetarët që kanë parë kronikën të ketë parë qoftë edhe për së largu ndonjë justifikim, ndonjë legjitimim të interesit publik. Madje fyerja shkon edhe më shumë se sa kaq se tha që ata që i hodhi tutje, kanë bërë punë të mirë. Shikoni paradoksin e madh, qoftë edhe psikik të këtij njeriu që na drejton vendin”, u shpreh ai.

Në fund dha edhe parashikimin e tij për këtë vit të ri. Sipas Alibeajt, 2019-a do jetë viti kur shqiptarët do duan të kthehen në normalitet.

“E sigurt është që këtë vit do jetë çlirimi i shqiptarëve nga kjo bandë. Kjo është e sigurt. Në fakt e kanë treguar që tani, në 2018-n, fare qartë, kurorëzimi do të jetë në 2019-n, do jetë një vit kur shqiptarët kudo pa afilacione politike do të kërkojnë rikthimin ën normalitet, në atë që quhet demokraci. Kalljen e kësaj kufome që për pesë vite i qeverisi, do jetë një makth në historinë politike të shqiptarëve. Do t’u uroja shqiptarëve që ky të jetë viti i fundit që ndodhen në varfëri, terror, që ndodhen kaq pranë çlirimit dhe që të gjithë sëbashku duke filluar nga viti 2019 për të bërë që të lindë përsëri dielli për ta”, tha Alibeaj./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono