Alibaba/ Jack Ma i thotë lamtumirë gjigantit e-commerce


18:28 | 08/09/2018

Jack Ma, themeluesi i Alibaba dhe njeriu më i pasur në Kinë, lë drejtimin e gjigantit të tregtisë elektronike (e-commerce). Lajmi e piblikoi ai vetë sipas New York Times, duke shpjeguar se do të japë dorëheqjen të hënën e ardhshme për t’iu kushtuar më pas vetëm aktivitete filantropike. Krijimtaria e tij vlen rreth 420 miliardë dollarë.

Një ish-mësues i anglishtes, Jack Ma, 54 vjeç, pati intuitën e tij në vitin 1999, kur nisi aventurën e themelimit të një platforme të e-commerce që synonte kryesisht një treg të madh si ai kinez. Pasi zbarkoi në Wall Street dy vjet më parë, Alibaba është sot një nga kompanitë më të pasura në botë.

Në vitin 2013 Ma kishte dhënë dorëheqjen si CEO, duke ia lënë vendin Daniel Zhang, i cili tani është kandidati kryesor për të marrë vendin e tij në të gjitha aspektet. “Është fillimi i një epoke të re,” tha Ma, megjithatë, duke shpjeguar se ai do të mbetet në bordin e grupit prej të cilit ai është ende i destinuar të mbetet përgjithmonë një guru. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono