Ali Ahmeti i bie me grusht tavolinës: Shqiptarët me 6 parti, maqedonasit me 2

17:12 | 21/10/201917:120

Pas takimit të udhëheqësve politikë me Presidentin Pendarovski, ku u vendos mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme më 12 Prill, Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së dhe partner i koalicionit qeveritar, ka qenë shumë i nervozuar në lidhje me përçarjen e shqiptarëve, të cilët kanë shkuar me disa delegacione.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, partner në koalicionin qeveritar me LSDM-në e Zoran Zaev, ka qenë shumë i nervozuar pas takimit të udhëheqësve të partive politike me Presidentin Pendarovski, për shkak të përçarjes së bllokut shqiptar që u paraqit me një numër të madh partish. Zoti Ahmeti i ra me grusht disa herë tavolinës në intervistën dhënë për TV21, e cila u vendos online nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

“turp më vjen të shkoj nëpër takime me 6 delegacione shqiptare. Dy janë maqedonase. Një i opozitës një i pozitës. Turp i botës jemi bërë”, tha Ali Ahmeti./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono