Aleksis Sançez pranë Mançester Sitit

19:58 | 09/01/2018

Mançester Siti është pranë marrjes së një tjetër futbollisti të rëndësishëm. Trajneri Pep Guardiola ka bërë një ofertë për sulmuesin e Arsenalit, Aleksis Sançez.

Një tjetër telenovelë pritet të përfundojë.
Pas asaj të Filip Kutinjos, edhe ajo e Aleksis Sançezit, me sulmuesin nga Kili që është shumë pranë largimit nga Arsenali.
I cilësuar si një nga lojtarët ofensivë më të mirë në botë, 29-vjeçari me shumë gjasa do të ketë destinacion të ri Mançester Sitin, pra për të mbetur po në Angli.
Trajneri i Sitit, Pep Guardiola, kërkon ta forcojë edhe më shumë skuadrën, pavarësisht se ka shpenzuar pa fund dhe ka bërë disa nga blerjet më të shtrenjta të botës.

Dëmtimi i sulmuesit brazilian, Gabriel Zhezus, bëri që Guardiola të ketë vetëm Kun Agueron si qendërsulmues tipik, ndaj nuk dëshiron të rrezikojë në një sezon shumë të ngarkuar.
Siti do të luajë shumë ndeshje në Premier Ligë, në Champions, në Kupën e Anglisë dhe në Kupën e Ligës, ndaj për të fituar kaq shumë trofe duhen mjaft lojtarë.
Arsenali e vlerëson kartonin e Sançezit në gati 40 milionë euro, por koha punon kundër londinezëve, pasi kontrata e kilenit përfundon në verë.
Për më tepër, futbollisti nuk ka pasur marrëdhënie edhe aq të mira me trajnerin e tij, Arsen Venger.

Kjo I jep mundësi Guardiolës të mos nxitohet dhe oferta e trajnerit katalanas mësohet se është më pak se 25 milionë euro.
Të shohim sesi do të përfundojë kjo histori, por më e mundshmja është që Sançez të ikë nga Londra.
Me Arsenalin fitoi Kupën e Anglisë dhe Superkupën, por me Sitin mund të fitojë shumë më tepër./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono