Aleksi: Speciale kjo sfidë, ja çfarë Teuta ka më shumë se të tjerët!

18:06 | 08/11/201918:060

Albano Aleksi nesër rikthehet në Gjirokastër, aty ku ai ka shkëlqyer për disa sezone. Mesfushori tashmë është pjesë e e Teutës dhe normalisht dëshiron që skuadra e tij të fitojë. Në konferencën e sotshme për shtyp ai e pranon që është një ndeshje e veçantë për të kjo me Luftëtarin.

“Normale që është një ndeshje e veçantë për mua, pasi kam luajtur me ata. Unë bashkë me ekipin shkojmë për të marrë tre pikët. Shpresojmë të bëjmë një lojë të mirë dhe të arrijmë të qëndrojmë në vendet e para”, u shpreh fillimisht Aleksi.

Më tej ai shtoi: Siç u duhen atyre pikët, na duhen edhe ne. Jemi stërvitur mirë këtë javë, mes nesh ka harmoni dhe duan të fitojmë”. Aleksi, i pyetur nëse beson se do të vijë kthesa te Teuta, tha: “Besoj dhe kjo është forca jonë, jemi grup shumë i fortë. Më vjen mirë që disa nga skuadrat nuk na marrin si të tillë. Për këtë arsye ne besojmë se mund të ecim më shumë se ekipet e tjera”. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono