Alegri zbulon se do të bisedojë me Anjelin për të ardhmen

19:00 | 02/05/2019

Trajneri i skuadrës së Juventusit, Masimiliano Allegri tha se do të bisedojë së shpejti me Presidentin Anjeli për të ardhmen. Sa i përket rivalitetit mes Ronaldos dhe Messit, livornezi tha beson se argjentinasi shërben si një stimul për luzitanin.

Trajneri i skuadrës së Juventusit, Masimiliano Allegri doli në konferencën për shtyp në prag të duelit ndaj Torinos. Kreu i Pankines së bardhezinjve foli për të ardhmen e tij dhe për rivalitetin mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit të cilët kanë shënuar plot 600 gola secili në rang klubesh.

“Do të ulem me presidentin dhe do të programojnë të ardhmen të bëjmë bilancin për sezonin aktual dhe të thurim planin për sezonin e ardhshem. Kemi një muaj kohë të bisedojmë për të ardhmen. Do të takohem me numrin një të Juventusit kur të jetë koha e përshtatshme. Nuk mendoj për largimin pasi çdo sezon diskutohet për emra të tjerë, ndërkohë që unë vazhdoj të qendroj tek Juventus. Jam shumë i motivuar në këtë skuadër dhe nuk kam pse të largohem. Lionel Messi është një stimul për Cristianon ata kanë shënuar 600 gola me klubet dhe do të shënojnë edhe shumë të tjera. Ronaldo dëshiron të shpallet golashënuesi më i mirë në Itali. Ata janë futbollistë të ndryshëm dhe shumë të fortë“, përfundon fjalën e tij trajneri i Juventusit Masimiliano Allegri./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono