Aleanca e shtrigave në mbështetje të Presidentit rus Putin

12:34 | 12/02/2019

Popullariteti i Presidentit rus Vladimir Putin aktualisht ka rënë në 33 për qind. Për këtë arsye shtriga nga e gjithë Rusia janë mbledhur me ritualet e tyre për të transmetuar energji pozitive për liderin e Kremlinit.

Shtrigat e Rusisë u mblodhën në Moskë për një takim me qëllim rritjen e popullaritetit të presidentit Vladimir Putin, i cili aktualisht ka rënë në 33 për qind. Qëllimi i shtrigave ishte furnizimi i liderit rus me energji positive duke favorizuar në këtë mënyrë dhe përforcimin e shtetit. Në Rusi me dhjetëra gra e quajnë veteb shtriga, duke ushtruar profesionin e çuditshëm e madje duke shkruar dhe libra. Organizatorja e këtij  takimi shtriga Aliona Poliň, akuzon opozitën se ka përkeqësuar popullaritetin e Putin pasi hedh baltë mbi presidentin rus, duke postuar video denigruese në YouTube. Sipas super shtrigës,veprime të tilla duhet të ndalohen me ligj. Ndërkohë Aliona Poliň është e bindur se pas këtij takimi, Putin është ngarkuar tashmë me energji pozitive. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono