Albanian College Tirana diplomon studentët e parë

23:20 | 01/06/2019

Albanian College Tirana zhvilloi një ceremoni madhështore me rastin e diplomimit të studentëve të saj të parë për 2019. Stafi i këtij kolegji i konsideron të rinjtë si pionierë dhe ambasadorë të cilët kanë mundësinë të studiojnë në universitetet më të mëdha ndërkombëtare.

Studentët e Albanian College Tirana finalizuan vitet e tyre të studimit me një ceremoni diplomimi madhështore, ku të pranishëm ishin stafi i këtij kolegji, prindër dhe miq të shumtë.

Sipas dr. Richard Swann, drejtor i Albanian College Tirana dhe Sean Mailey, drejtues i gjimnazit ACT, këta studentë të sapo-diplomuar janë pionierët dhe ambasadorët e parë të kolegjit.

Dr. Richard Swann. Drejtor i Albanian College Tirana: “Sapo finalizuam diplomimin e studentëve të parë të Albanian College Tirana dhe mund të them se ishte një eksperiencë dhe aventurë fantastike. Shumica prej studentëve tanë përjetuan për herë të parë një edukim të këtij lloji, çka bën që ata të jenë pionieret e parë te këtij kolegji. Studentët tanë së bashku me prindërit iu bashkuan një udhëtimi krejtësisht të veçantë sa i përket programeve studimore. Ne jemi shumë krenarë që studentët arritën të finalizonin studimet pranë Albanian College Tirana duke arritur rezultate të shkëlqyera dhe duke u larguar si ambasadorët e parë të kolegjit tonë”.

Sean Mailey, drejtues i gjimnazit ACT: “Ishte një ceremoni fantastike diplomimi për të diplomuarit e parë pranë Albanian College Tirana, pas një pune të madhe sa i përket edukimit cilësor dhe njëkohësisht viteve të bukura të studentëve tanë. Jam shumë i lumtur për arritjet e studentëve të Albanian College Tirana që u diplomuan sot”.

Edhe vetë studentët e diplomuar pranë Albanian College Tirana dhe prindërit thonë se ky kolegj është një mundësi e mirë për çdo të ri shqiptar

Diplomimi pranë Albanian College Tirana, u jep mundësinë dhe ju hap shumë dyer të gjithë të rinjve për të studiuar në universitetet më të mira në botë./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono